Politika 1 April 2025, 13:28 Nga VNA

Berisha sulmon Vangjush Dakon po ndërton vilë në Kovaleshencë

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Vangjush Dakon po ndërton vilë në

 

Nga Durrësi ku po takohet me një familje në nevojë Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako se po ndërton një vilë në Kovaleshencë. "Vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Pardje po më thoshte një mik i imi që Gjushi paska ndërtuar vilë në truallin e Konvaleshencës, në truallin publik, 900 metra. Se mafia është e fshehtë, është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes"-tha Berisha.

Teksa sulme pati edhe ndaj Emirjana Sako, duke e quajtur “simbol të korrupsionit”.

“Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi”, deklaroi kryedemokrati gjatë një takimi me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.

Sipas kryedemokratit Berisha u shpreh se Sako nuk njeh asnjë limit, duke shtuar se “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë"-tha Berisha, teksa premtoi brenda vitit të parë përfundimit e procesit të rindërtimit.

Kreu i selisë blu tha se bashkia Durrës ka shpërndarë 10-15 mijë euro zyrtarëve dhe njerzëve të partisë duke mos ju dhënë njerëzve të dëmtuar nga tërmeti.

 

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme