Politika 31 March 2025, 13:51 Nga VNA

“Në Tiranë ndërtojnë paratë e krimit”, Berisha: Ligji i investimeve strategjike vjedh pronat e qytetarëve, por nuk do ta anullojmë të gjithin

Ndaje në Whatsapp
“Në Tiranë ndërtojnë paratë e krimit”,

Kreu i PD. Sali Berisha, gjatë konferencës për media ku ka shpalosur një pjesë të programit ekonomik të PD, ka deklaruar se 90% e ndërtimeve në Tiranë vijnë nga paratë e krimit.

“Meri kullat që ne i quajm monumente të korrupsionit. Është e faktuar që 80% e financimit të tyre nuk vjen nga banka, vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës” – tha ai.

Berisha gjithashtu e cilësoi ligjin e investimeve strategjike si grabitësin e pronave shqiptare, por që nuk do anullohet i gjithi. Sipas tij, çfo vendim që është dhënë në përputhje me procedurat ligjore nuk do preket.

“Çdo vendim dhe ligj i hartuar mbi korrupsionin, do anulohet. Asnjë vendim dhe ligj dhe procedurë, që është kryer në përputhje me procedurën, konkurrencën, transparencën dhe ligjit nuk do anulohet. Koorporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati u pyet edhe për personat e shkarkuar nga vettingu që ishin prezent në konferencën e organizuar nga PD, ndërsa PS ka futur si kandidat për deputet të PS ish-kryetarin e komisionit të vettingut Olsi Komiçi. Por Berisha u përgjigj me zotimin e tij se PD është e vendosur që kur të kthehet në pushtet do të bëjë një reformë të re drejtësie.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme