
Gjykata e Posaçme caktoi masën e arrestit në shtëpi për Leli Kajën, administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Ai u arrestua në Elbasan, pasi, sipas SPAK, kërkoi dhe mori ryshfet nga administratori i një kompanie, 4 mln lekë, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Ndaj Kajës rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet shuma e parave.






















