Kronika 9 October 2026, 08:39 Nga VNA

Shpërthim me tritol në Kamzë, eksplozivi vendoset në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit! Dëmtohet edhe makina e të birit

Ndaje në Whatsapp

Shpërthim me tritol në Kamzë, eksplozivi vendoset në murin

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bathore të Kamzës, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë dhe në një automjet të parkuar pranë saj.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vendosur një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së Xhelal Kurtit, rreth 55 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar muri rrethues i banesës, si dhe një automjet në pronësi të djalit të 55-vjeçarit, i cili ndodhej i parkuar pranë derës së shtëpisë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe të identifikojnë autorët e dyshuar.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme