
Në orën 10:30, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e Greta Gjocit, nënës me foshnjën 4-muajshe, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
Gruaja është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me call center dhe grup kriminal.
Avokati i saj tha se do të jetë në seancë, edhe pse Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot, për shkak të rastit shumë specifik dhe faktit që në mes është një fëmijë i mitur.






















