Kronika 8 October 2026, 09:33 Nga VNA

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA: Bashkëpunimi ndihmoi në kapjen e tij

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge,

Policia e Shtetit ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi ku thekson se arrestimi u mundësua pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë saj.

Sipas ambasadës, bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e të dyshuarit. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

Ambasada e cilësoi këtë operacion si një shembull konkret të partneritetit me autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit transnacional dhe garantimin e sigurisë së komuniteteve.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme