Kronika 29 April 2024, 08:17 Nga VNA

VIDEO/ Personi i maskuar vë tritolin në banesën e gjyqtarit në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
VIDEO/ Personi i maskuar vë tritolin në banesën e gjyqtarit

Janë publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së djelës dhe si pasojë pati vetëm dëme material.

Deri më tani nuk ka persona të dyshuar, por referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, shihet një person që vjen në këmbë lë sasinë e lëndës plasëse dhe po ashtu në këmbë largohet përmes rrugicave.

Autori është me rroba të errta dhe i maskuar në pjesën e sipërme të kokës. Hetuesit janë përqendruar në verifikimin e kamerave të sigurisë në një rreze më të largët për të lokalizuar autorin. Nga ana tjetër, gjyqtari Sterkaj nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për t'i dhënë një drejtim të qartë të hetimeve, pasi nuk ka dijeni se kush mund të jetë autor.

 

[video width="1280" height="736" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Video-2024-04-29-at-10.02.42-AM.mp4"][/video]

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme