Kronika 29 April 2024, 08:09 Nga VNA

Nëna e Monika Kryemadhit 5 orë në SPAK. Fatime Kryemadhi: Krenare për vajzën. Një thumb për Erjon Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Nëna e Monika Kryemadhit 5 orë në SPAK. Fatime Kryemadhi: Krenare

Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi qëndroi për më shumë se 5 orë në SPAK duke dhënë shpjegime për një hetim të çelur ndaj së bijës pas kallëzimit për kontratat lobuese me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi iu përgjigj interesit të prokurorëve të posaçëm, jashtë dyerve të SPAK, Fatime Kryemadhi tha se hetimet ndaj vajzës së saj janë të motivuara politikisht, që kur ajo vendosi të denonconte aferën e djegësave (inceratorëve).

“Unë jam mamaja e Monikës. Jam krenare për vajzën që kam. E di pse ka nisur kjo punë. Që kur filloi të merret me djegësat ajo, këto filluan”, tha Fatime Kryemadhi. Nëna e deputetes shpjegoj më tej se prokurorët e pyetën për pasurinë. “Unë i sqarova të gjithë gjërat e mia. Më pyetën për çështjen e blerjes së shtëpisë, unë nuk isha pa shtëpi, kam punuar gjithë jetën. Se këta më paskan nxjerrë se e paskam blerë shtëpinë me 160 mijë lekë”, tha ajo.

Fatime Kryemadhi shpjegoj po ashtu edhe se pallatin që kanë ndërtuar në zonën e Astirit. Sipas saj godina është ndërtuar me shpenzimet e saj në tokë që i ka lënë i shoqi.

Në vijim, ajo shtoi se e ka ndihmuar financiarisht vajzën e saj deputete dhe se çdo qindarkë e ka të justifikuar.

“Për fëmijët i kam lekët unë, pse për kë i kam. I kam të gjitha me bankë, shkoni shihini”, tha Kryemadhi.

Në vijim, ajo nuk nguroi të thumbonte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nisur nga arrestimet e fundit të drejtorëshe dhe ish drejtorëve me të rëndësishëm të këtij institucioni, për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen 5D kur tha “As kam bërë tendera, as djegësa, as 5D, as 7D”.

Zonja Kryemadhi pati një këshillë edhe për gazetarët.

“Një lutje kam për gazetarët, mos shkruani çfarë u thonë njerëzit që blihen, ose që bëjnë luftë politike. Verifikoni çfarë shkruani”, theksoi ajo.

Fatime Kryemadhi u pyet disa muaj pasi në shtëpinë e saj u ushtrua kontroll dhe sekuestrua një cellular të markës I-phone. Deputetja Kryemadhi e kundërshtoi në rrugë gjyqësore vendimin e SPAK për sekuestron e telefonit, por është rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

SPAK nisi hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi pas një kallëzimi të ish-deputetit Halit Valteri për kontratat e lobimit me SHBA-në, hetim që u shtri edhe mbi pasurinë.

Ditët e fundit Ilir Meta, ish president, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke iu drejtuar me shprehjet Dum Dumani, SPAK torollaku.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme