Kronika 28 April 2024, 16:21 Nga VNA

I vunë tritol në derën e banesës, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në policinë e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
I vunë tritol në derën e banesës, zbardhet dëshmia e

Gjyqtari Tonin Sterkaj ka dhënë një dëshmi në policinë e Shkodrës duke thënë se dyshon se vendosja e tritolit në shtëpinë e tij lidhet me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës, por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë konkretisht.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar dhe sipas burimeve ka disa të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vendosjes së tritolit i cili sipas efektivëve është një person që mendohet se është paguar nga dikush tjetër që ka patur çështje në gjykatë. Policia vijon kontrollet në zonë dhe po ashtu grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në banesës e shtetasit Tonin Sterkaj, me detyrë gjyqtarë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:13 minuta në lagjen “Tom Kola” bën të ditur policia vendore e Shkodrës.

Sasia e tritolit është vendosur tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj vijon më tej policia teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Një person futet në rrugicë dhe ecën në këmbë dhe pasi mbërrin tek dera e banesës së gjyqtarit Sterkaj vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi dhe pas pak sekondash ndodh edhe shpërthimi.

Autori është i maskuar në fytyrë dhe deri më tani nuk është identifikuar nga efektivët. Ndërkohë gjyqtari Sterkaj ka qenë brenda banesës kur ka ndodhur shpërthimi së bashku me familjen e tij. Pasi ka dëgjuar zhurmën ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Një komshi e ka njoftuar dhe më pas ka vërejtur se ngjarja lidhet me të.

Vendosja e lëndës plasëse në derën e oborrit të banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj dyshohet se është një mesazh kërcënues ndaj tij. Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa pak më përpara pati një periudhë dy vjeçare që ishte në gjykatën e apelit të Shkodrës dhe pas mbylljes së kësaj të fundit u rikthye në shkallën e parë duke vijuar detyrën e tij.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme