Politika 12 June 2026, 21:00 Nga VNA

Dita e 13-të e protestës qytetare: vijojnë thirrjet për dorëheqje dhe hetime ndaj klasës politike, tubimi vazhdon nesër

Ndaje në Whatsapp

fghjhmm.png

Protesta qytetare në kryeqytet ka shënuar ditën e saj të 13-të të tubimit, duke vijuar me të njëjtën strukturë organizative dhe me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Edhe gjatë kësaj të premteje, fjalën e morën aktivistë të shumtë, ndërsa organizimi formal i tubimit mbetet i papërcaktuar, ndonëse disa personazhe drejtues koordinuan nisjen, mbylljen dhe listën e folësve.

Në këtë protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre jo vetëm ndaj qeverisë dhe kryeministrit, por edhe ndaj opozitës dhe klasës politike në tërësi. Krahas simboleve kombëtare, në shesh u panë edhe flamuj amerikanë, si dhe pankarta me meme ironike, të cilat tashmë janë kthyer në një element dallues të kësaj lëvizjeje.

Grumbullimi nisi në qendër të Tiranës, nga ku qytetarët marshuan drejt selisë së Kryeministrisë, me thirrjet që mbizotëruan “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”.

Një prej aktivistëve që hapi tubimin deklaroi se kreu i ekzekutivit kishte tentuar pa sukses të përçante dhe të shantazhonte qytetarët përmes organizimit të antimitingjeve, duke u bërë thirrje protestuesve që të mos bien pre e provokimeve.

Në shenjë simbolike, protestuesit kishin përgatitur një shkresë të dorëheqjes për kreun e qeverisë. Një nga aktivistët tha se duke qenë se Rama nuk ka kohë të shkojë në zyrë, shkresën e dorëheqjes do ia lëmë tek dera e kryeministrisë, që ta merrte dhe ta firmoste largimin e tij.

Gjatë fjalimeve, pati mbështetje ndaj SPAK dhe thirrje që të vazhdojë goditjen e asaj që e quajti politikanë të korruptuar dhe grup narkondërtimor. Ata thanë se edhe arrestimet e sotme të Prokurorisë së Posaçme, tregoi lidhjen e oligarkëve me Ramën dhe Berishën dhe kjo është arsyeja pse kërkojnë largimin e të dyve. Qytetarët theksuan se për këtë betejë ka nevojë si për vullnetin politik të sheshit, ashtu edhe për drejtësinë, duke inkurajuar SPAK-un që të shkojë deri në majën e piramidës.

Protestuesit njoftuan gjithashtu se ditën e nesërme, në orën 10:00, do të zhvendosen në mbështetje të protestës së banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në pronat e tyre.

Ndërkohë, mobilizimi qytetar në Tiranë do të vijojë sërish të shtunën në mbrëmje, ku qytetarët janë ftuar të mblidhen në orën 18:00 për të vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme