Protesta e qytetarëve do të zhvillohet edhe këtë mbrëmje në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa në të njëjtën orë kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Sheshin Italia.
Dy tubimet do të zhvillohen vetëm pak metra larg njëri-tjetrit. Organizatorët e protestës, gjatë mbrëmjes së kaluar, u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin çdo provokim dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të aktivitetit të Partisë Socialiste do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës, duke u bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative.






















