Politika 12 June 2026, 12:56 Nga VNA

Berisha nuk shkon në protestë, por fton demokratët t’i bashkohen asaj

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk shkon në protestë, por fton demokratët t’i

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në mbështetje të protestës qytetare që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen asaj. Megjithatë, ndryshe nga mbështetësit e tij, vetë Berisha nuk pritet të marrë pjesë në protestë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kreu i PD-së e cilësoi protestën si një “uragan të fuqishëm” kundër qeverisë dhe tha se ajo tashmë ka tejkaluar kufijtë e forcave politike. Ai u kërkoi demokratëve dhe simpatizantëve të opozitës të bashkohen me protestuesit në rrugët e Tiranës.

“Thirrja ime për çdo demokrat dhe mbështetës të PD është të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës”, deklaroi Berisha.

Deklarata vjen në një moment kur organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës kanë këmbëngulur vazhdimisht se lëvizja nuk i përket asnjë partie politike dhe nuk dëshiron të identifikohet me figurat tradicionale të politikës shqiptare. Pikërisht për këtë arsye, Berisha ka zgjedhur të qëndrojë në distancë nga protesta, duke ofruar mbështetje politike nga jashtë dhe duke ftuar demokratët të marrin pjesë si qytetarë.

Gjatë konferencës, Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj protestuesve, duke e akuzuar se po përpiqet të minimizojë dhe sfumojë revoltën qytetare. Ai kritikoi gjithashtu aktivitetin e organizuar nga Partia Socialiste për përvjetorin e saj, të cilin e cilësoi një “antimiting” të ngritur për t’iu kundërvënë protestës.

Kreu i opozitës u bëri thirrje edhe socialistëve të mos marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga Partia Socialiste dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke argumentuar se qeveria nuk po dëgjon kërkesat e qytetarëve që kanë dalë në rrugë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme