Protestuesit janë mbledhur sërish këtë mbrëmje para Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë dhe klasës politike.
Ndër të parat që mori fjalën ishte aktivistja Sidorela Vatnikaj, një nga zërat më aktivë të ditëve të fundit. Krahas kërkesave për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika, Vatnikaj artikuloi edhe një kërkesë të re, duke i bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas saj, kreu i qeverisë duhet të hetohet për dijeninë që mund të ketë pasur lidhur me çështjet që lidhen me dosjet e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Kërkesa e saj u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit në tubim.
Më pas mikrofonin e morën aktivistë të tjerë dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët shprehën kritika ndaj qeverisë, opozitës dhe institucioneve të drejtësisë. Protesta pritet të vijojë me fjalime të tjera dhe marshimin e zakonshëm në rrugët e Tiranës.






















