Politika 10 June 2026, 23:19 Nga VNA

Qori kërkon më pak fjalë nga politikanët, ndërsa mbetet një nga zërat më aktivë të protestës

Ndaje në Whatsapp
Qori kërkon më pak fjalë nga politikanët, ndërsa mbetet

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, mori pjesë edhe sot në protestën e zhvilluar në Tiranë, i shoqëruar nga djali i tij. Në një prononcim televiziv, ai deklaroi se në momente të tilla politikanët duhet të flasin më pak dhe të dëgjojnë më shumë qytetarët.

“Detyra e politikanëve është të përfaqësojnë popullin kur populli merret me punët e veta të përditshme. Tashmë populli është në rrugë, e ka marrë sovranitetin aktiv. Kështu që unë jam thjesht një grimcë në oqeanin e madh të shoqërisë shqiptare që po proteston”, u shpreh Qori.

Deklarata vjen megjithëse vetë kreu i Lëvizjes Bashkë ka qenë një nga politikanët që ka folur më shpesh për protestën, duke marrë pjesë pothuajse çdo ditë në tubime dhe duke komentuar zhvillimet e saj në media dhe rrjete sociale.

Qori kujtoi se Lëvizja Bashkë ka qenë pranë banorëve të Zvërnecit që në fillim të kundërshtimit të projektit dhe tha se protesta tashmë ka tejkaluar kufijtë e kësaj kauze.

Sipas tij, në shesh është bashkuar pakënaqësia e qytetarëve ndaj shumë problemeve, nga shpronësimet dhe dëmtimi i mjedisit deri te korrupsioni dhe kriza e përfaqësimit politik.

“Zvërneci nuk është më një kauzë e vetme, por është pasuar nga kauza të tjera jetësore për qytetarët shqiptarë. Në shesh ka zbritur i gjithë mllefi i shoqërisë shqiptare për padrejtësitë që pësojmë dhe thelbi i kësaj pakënaqësie është emri i Edi Ramës si kryeministër dhe emrat e Ramës dhe Berishës si përfaqësues të një sistemi të vjetër politik”, tha ai.

I pyetur për praninë e djalit të tij në protestë, Qori u shpreh se tubimi është një hapësirë qytetare ku marrin pjesë njerëz të të gjitha moshave, duke theksuar se në protestë ka pasur fëmijë, të rinj dhe të moshuar.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme