Politika 10 June 2026, 20:09 Nga VNA

Protestuesit propozojnë forum kombëtar për ndryshimin e sistemit, kërkojnë bashkimin e forcave jashtë politikës tradicionale

Ndaje në Whatsapp

kj.lj.webp

Protesta para Kryeministrisë po merr gradualisht një profil më të qartë politik, teksa për herë të parë nga podiumi i improvizuar është hedhur një propozim konkret për organizimin e lëvizjes qytetare.

Një aktivist nga Dukati, në fjalën e tij para protestuesve, bëri thirrje për krijimin e një forumi kombëtar gjithëpërfshirës, i cili sipas tij duhet të bashkojë të gjithë qytetarët, grupimet dhe lëvizjet që kërkojnë ndryshimin e sistemit politik në vend.

“Ejani të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës veç partive të sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë aq të reja sa duket. Të gjithë të tjerët të bashkohemi në një tryezë dhe ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Ju lutem të mos e zvogëlojmë këtë protestë, ta shtojmë”, u shpreh ai nga podiumi para Kryeministrisë.

Deklarata përbën një nga propozimet e para konkrete për mënyrën e organizimit të protestës, e cila prej ditësh ka mbledhur qytetarë nga zona të ndryshme të vendit dhe është karakterizuar nga thirrje kundër klasës politike tradicionale.

Protestuesit kanë vijuar të kërkojnë ndryshimin e elitës politike dhe të modelit të qeverisjes, ndërsa më herët kanë paraqitur edhe pesë kërkesa kryesore që sipas tyre duhet të plotësohen.

Kërkesat e shpallura publikisht janë: dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, shfuqizimi i Paketës së Maleve, anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Ndërsa protesta hyn në ditët e saj të radhës, propozimi për ngritjen e një forumi kombëtar duket se sinjalizon përpjekjen e një pjese të protestuesve për t’i dhënë lëvizjes një strukturë më të organizuar dhe një platformë më të gjerë politike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme