Politika 10 June 2026, 12:59 Nga VNA

Petro Koçit nuk i del inati me Ballukun: Bulevardi digjet, ajo krihet...themeluese e korrupsionit, ordinere!

Ndaje në Whatsapp

Gemini_Generated_Image_m34jrwm34jrwm34j.png

Socialisti i vjetër, Petro Koçi, tashmë i lënë jashtë skenës aktive politike, ku një dorë të fortë për përjashtimin e tij pati vetë Belinda Balluku, nuk i ndahet kësaj të fundit. 

Duke ju referuar aktivitetit të mbajtur dje në Apolloni, ku socialistët e Fierit festuan 35 vjetorin e PS, ku paralel në Tiranë zhvillohej dita e 10-të e protestës qytetare, Koçi ka bërë një shënim në rrjetet sociale me titull: 

“Bulevardi digjet, korrupsioni krihet”. 

Fjalët e tij nuk lënë vend për nënkuptime dhe shënjestra është e qartë. 

“Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS. Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake. Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS. Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane. Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje. Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave”,-shkruan ndër të tjera ish deputeti Petro Koçi.

Ai e akuzon Ballukun se tjetërsoi rezultatin e fituesve të vërtetë në 11 maj në Fier dhe se futi në listë përfaqësues të atyre që ndër vite ju kanë bërë keq socialistëve

“Njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS Fier turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit. Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes. Nuk e crresnjosin dot historine e themelimit te PS themeluesit e korrupsionit. Te lirohen nga pergjegjesia,e te deleguarit personat qe jane nen ndjekje penale. Vetem nje trimeri duhet sot: te jesh i ndershëm”,-thotë ndër të tjera Petro Koçi, fjalët e së cilit zor se gudulisin veshët e Edi Ramës. 

https://www.facebook.com/share/p/185d3eF131/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme