Politika 10 June 2026, 11:58 Nga VNA

“U katandis kaposhi një thelë”, Dezinformimi i Braçes përfundon si xhep rezervë i Tabakut dhe Luarasit

Ndaje në Whatsapp

681b5ee4e6ceebrace.jpg

I ngritur legjislaturën e shkuar me shumë bujë nga Kuvendi dhe i pompuar nga Edi Rama si një komision i posaçëm i domosdoshëm për kohën, Komisioni i Deziformimit që u drejtua nga Erjon Braçe, u hodh poshtë dhe tashmë është kthyer në një xhep të parëndësishëm në Kuvend. 

Ndryshe nga Fatmir Xhafaj i cili ja doli të luftojë me çdo mjet e ta ruajë komisionin e tij, Braçe nuk mbijetoi. 

Tashmë, në mesin e hamendësimeve dhe justifikimeve të qeverisë për luftë hibride, dezinformim dhe manipulim, socialistët nuk e kanë më këtë mjet parlamentar në qendër të vëmendjes. 

Jo vetëm që komisioni nuk do të ekzistojë, as përkohësisht, por sot ju vendos vula në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, duke e kthyer vetëm në një Nënkomision për Dizinformimin.

Ai do të drejtohet nga socialistja Luarasi, me pjesëmarrje edhe nga opozita. 

"...do të drejtohet nga mazhoranca, nga zëvendëskryetarja e komisionit zonja Iris Luarasi. Do të ketë për detyrë që të shohim se si po zbatohet strategjia kombëtare e dezinformimi, por njëkohësisht edhe elementë që lidhen me kuadrin ligjor në kushtet e sigurisë informative. Anëtarët do të jenë zonja Luarasi, zoti Bido, zoti Mazniku, zoti Gjekmarkaj dhe zonja Bardeli. Unë ju siguroj që përfaqësuesit e opozitës në këtë nën komision kanë së pari detyrë që ne të mos abuzojmë me vijën e kuqe që ekziston për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit,"-tha Kryetarja Tabaku. 

Komisioni kundër Dezinformimit i drejtuar nga Braçe u kritikua që në nisje të punës, me dyshime serioze se qeveria do ta përdorte si kamxhik kundër fjalës së lirë. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme