Politika 9 June 2026, 15:27 Nga VNA

Rama i përgjigjet Bernie Sanders: Më pak se 10 mijë protestues nuk mund të bëhen 100 mijë

Ndaje në Whatsapp

fdffgbfg.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të senatorit amerikan Bernie Sanders, i cili komentoi protestat e zhvilluara në Shqipëri lidhur me projektin e përfolur turistik të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Rama kundërshtoi pretendimin se mbi 100 mijë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër këtij investimit, duke theksuar se faktet në terren janë ndryshe nga ato të paraqitura në deklaratën e senatorit amerikan.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se deri më tani nuk ekziston asnjë projekt i miratuar, asnjë leje ndërtimi dhe asnjë dizajn përfundimtar në lidhje me këtë investim. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në pjesë të debatit politik të brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Me gjithë respektin e duhur, Senator, Shqipëria është një vend, jo një rresht në një argument politik amerikan. E vlerësoj sinqerisht interesin tuaj, por faktet në terren janë mjaft të ndryshme nga titujt kryesorë", shkroi Rama.

Ai shtoi se mbështetja vetëm te raportimet mediatike mund të krijojë perceptime të gabuara, ndërsa vuri në dukje edhe diferencën mes shifrave të protestuesve të raportuara nga Sanders dhe atyre që, sipas tij, kanë marrë pjesë realisht në protestë.

Në përfundim të reagimit të tij, Kryeministri Rama ritheksoi se aktualisht nuk ka asnjë projekt të aprovuar, asnjë leje ndërtimi dhe asnjë plan përfundimtar për zhvillimin e investimit të përmendur.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme