Politika 8 June 2026, 22:46 Nga VNA

Arlind Qori në delir: Atë që po bën populli shqiptar se bën asnjë popull në Europë

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori në delir: Atë që po bën populli shqiptar se

Arlind Qori, duke folur për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV nga protesta, deklaroi se ajo që po ndodh sot në Shqipëri, është historikë dhe mund të përmbysë klasën e vjetër politike. 

" Populli thërret Rama n'burg, Berisha n’burg. 

Ajo që po ndodh në Shqipëri, është historike, nuk ka ndodhur në historinë tonë. Pas protestës, kam qenë në marshim me dhjetëra mijëra qytetarë, që vijojnë marshojnë. Është frymëzuese, mund të bëhet historike.

Mund t'i jepet fund një sistemi politik të kapur nga oligarkët, që ka shkatërruar themelet e shtetit shqiptar, ekonominë, ka mbjellë korrupsionin ngado. Kam qenë optimist për popullin shqiptar edhe kur pakkush ishte optimist.

Kam shumë emocion në këto momente. Këtë që po bën populli ynë këto ditë është historike. Asnjë popull në Evropë nuk po proteston kaq shumë tani.

Qëllimi shprehet në thirrjet “Dorëheqje e qeverisë, Rama n'burg dhe Berisha n'burg”", deklaroi Qori.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme