Politika 8 June 2026, 13:55 Nga VNA

Kapri: Taulant Balla për propagandën kundër protestave për Zvërnecin, rrezikoi jetën e gazetarit të “Rojters”

Ndaje në Whatsapp

gbfbggb.PNG

Deputeti Erald Kapri, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, përgënjeshtroi postimin e Taulant Balla, i cili pretendonte se në protestën e qytetarëve në Zvërnec kishte edhe qytetarë serbë.

Kapri deklaroi se personi i paraqitur në foton e publikuar nga Balla nuk ishte qytetar serb, por drejtues rajonal i agjencisë “Reuters”, duke theksuar se ekspozimi i tij bashkë me targën e makinës i ka rrezikuar jetën gazetarit.

“Kreu juaj i grupit parlamentar të PS, ka publikuar këtë foton në facebokun e tij. Thotë: “një makinë me targë serbe dhe serb ka shkuar në Zvërnec të protestojë”. Personi në foto është drejtori rajonal i Agjencisë “Rojters”. Një nga gazetarët më të mirë perëndimor që ka ardhur në Zvërnec. Dhe ju i keni rezikuar jetën, deklarata e Taulant Ballës i ka rezikuar jetën zotërisë duke i thënë serb, i ka ekspozuar makinën dhe identitetin personit, një nga gazetarët më të mirë perëndimor.” u shpreh Kapri.

Ai kërkoi gjithashtu që Ministri i Brendshëm dhe drejtuesja e SHISH të thirren për të dhënë llogari mbi pretendimet për “agjentura të huaja” dhe mbi mënyrën se si janë trajtuar protestat në Zvërnec. Sipas Kaprit, deklarime të tilla publike krijojnë tension dhe ngrejnë pyetje serioze mbi sigurinë dhe trajtimin institucional të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme