Politika 8 June 2026, 12:54 Nga VNA

Mes debateve për Zvërnecin, BE ngre alarmin: Mbroni habitatet natyrore para se qielli të mbetet pa këngë shpendësh

Ndaje në Whatsapp

gtrfgbgf.jpeg

Bashkimi Europian ka publikuar një mesazh ndërgjegjësues për mbrojtjen e habitateve natyrore, në një moment kur në Shqipëri vijon debati për projektin turistik në Zvërnec dhe ndikimin e tij në mjedis.

Në një postim të shpërndarë nga programi EU4GreenGen, Komisioni Europian thekson se mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në rënie për shkak të humbjes së habitateve dhe ndotjes së mjedisit.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë”, thuhet në mesazh, ku nënvizohet roli i shpendëve në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve.

Megjithëse postimi nuk i referohet drejtpërdrejt Shqipërisë apo projektit në Zvërnec, ai vjen në një kohë kur mbrojtja e habitateve natyrore dhe e shpendëve të lagunës së Nartës është kthyer në një nga argumentet kryesore të kundërshtarëve të investimit.

Mesazhi i BE-së përfundon me thirrjen: “Mbroni habitatet natyrore para se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbroni natyrën sa jeni në kohë.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme