Politika 8 June 2026, 11:14 Nga VNA

Dosja "Partizani", ish-zyrtarja e Sporteve: Nuk kishim informacion të qartë për pronat

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani", ish-zyrtarja e Sporteve: Nuk kishim informacion

Dëshmitarja Violeta Shqevi u rrëfye në procesin “Partizani”, me të pandehur kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili po gjykohet në GJKKO për korrupsion.

SPAK: Keni qenë e punësuar te Ministria e Kulturës?

Shqevi: Kam qenë e punësuar si juriste në vitin 2007 dhe më pas kam mbajtur pozicione të tjera. Kam qenë në rolin e kryetares për strategjinë e sportit për vitet 2008-2020. Qëllimi i strategjisë ishte mbështetja e sportit elitar, përmirësimi dhe rritja e infrastrukturës në vend. Në vitin 2005 ishte miratuar një objektiv dyvjeçar për modernizimin e klubeve sportive.

Shqevi: Klubi ishte nën përgjegjësinë e Ministrisë së Sporteve. E njoh si klub sportiv që në atë kohë menaxhonte të gjithë sportet, përveç futbollit. Klubi kishte asete, godina dhe gjimnazin. Ishte edhe një godinë tjetër ku zhvilloheshin mundja dhe peshëngritja.

SPAK: Ku ishin këto godina?

Shqevi: Ishin dy në qendër të klubit, në zonën poshtë 21 Dhjetorit.

SPAK: Sa palestra kishte? Shqevi: Ishte palestra e gjimnastikës, po ashtu palestra e basketbollit dhe volejbollit. Në memorien time ishin edhe palestra të tjera.

SPAK: A kanë qenë të regjistruara?

Shqevi: Jo, nuk kanë qenë të regjistruara. Drejtoria e Sportit nuk kishte informacion të qartë për ekzistencën e ndonjë pronari apo nëse ishin zaptuar. Unë u kam kërkuar eprorëve të mi me shkresa që të regjistroheshin pronat e Klubit Sportiv Partizani. U shfaqën shqetësime, sepse disa familje nuk i lejonin sportistët të stërviteshin, pasi kishin bërë zaptimin e tokës.

SPAK: Në vitin 2007 janë bërë ndryshime në ligjin për sportin. A keni marrë pjesë në këto procedura?

Shqevi: Në tetor 2007 kam qenë pjesë e stafit. Shteti kishte miratuar strategjinë që, brenda afatit dyvjeçar, klubet sportive të ktheheshin në shoqëri aksionere. Në dijeninë time, deri në atë moment nuk kishte ndonjë ide të qartë për mënyrën se si do të realizohej ky proces.

SPAK: Në qershor 2008, Ministria e Turizmit shfaqet si iniciatore për ndryshimet në ligjin për sportin. Përveç koncesioneve, parashikohej edhe privatizimi. A keni dijeni për këtë?

Shqevi: Po. Në atë kohë, përveç klubeve sportive, parashikohej të bëhej edhe privatizimi i objekteve sportive. Një grup teknik do të hartonte një strategji për përmirësimin e sportit. Ne kemi bërë përpjekje për rritjen e infrastrukturës sportive, pasi infrastruktura që kishim ishte shumë e kufizuar për nevojat e sportit.

Ne kemi kërkuar që, nëse objektet do të privatizoheshin, shteti t’i zëvendësonte ato me hapësira të tjera sportive. Kemi qenë pro rritjes së infrastrukturës sportive. Gjithashtu, kemi kërkuar që të zbatohej modeli i ligjit rumun në rast se do të realizohej privatizimi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme