Politika 7 June 2026, 21:34 Nga VNA

Dita e tetë e protestës, thirrje kundër Ramës dhe Berishës; PD fton mbështetësit t’i bashkohen tubimit

Ndaje në Whatsapp
Dita e tetë e protestës, thirrje kundër Ramës dhe

Qytetarë të shumtë, mes tyre familje të shoqëruara me fëmijë, u mblodhën sërish këtë të diel në Tiranë në ditën e tetë të protestës së nisur fillimisht kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit theksuan se kundërshtimi ndaj projektit ishte vetëm pikënisja e lëvizjes, ndërsa sipas tyre problemi kryesor mbetet keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e përfaqësimit politik.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje të shumta politike, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria nuk shitet”, “Revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit qëndruan për disa orë përpara Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm morën fjalën. Mes diskutimeve të sotme u hodh edhe ideja e krijimit të një force të re politike që do të dilte nga kjo lëvizje qytetare, megjithëse propozimi vijon të shihet me skepticizëm nga një pjesë e pjesëmarrësve.

Pas fjalimeve, protestuesit nisën një marshim paqësor në rrugët e kryeqytetit. Gjatë ecjes ata u bënë thirrje të rinjve t’u bashkohen protestave dhe të angazhohen më shumë në jetën publike.

Një zhvillim i ri i kësaj dite ishte edhe qëndrimi i Partisë Demokratike. Për herë të parë që nga nisja e protestave, PD u bëri thirrje zyrtare anëtarëve dhe simpatizantëve të saj që të marrin pjesë në tubim.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë grumbullimet edhe në ditët në vijim, ndërsa protesta po merr gjithnjë e më shumë karakter politik, përtej kundërshtimit fillestar ndaj projektit në Zvërnec.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme