Politika 7 June 2026, 19:21 Nga VNA

Rama sulmon blogerët, influencerët dhe analistët nga Elbasani: Nuk paguajnë taksa, tregojnë trupin për para dhe na flasin për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Rama sulmon blogerët, influencerët dhe analistët nga Elbasani:

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot blogerët, influencerët, analistët dhe gazetarët kritikë gjatë një takimi me socialistët në Elbasan, ku mbrojti projektin e investimit në Zvërnec dhe reagoi ndaj akuzave për korrupsion.

Duke iu referuar flamingove, të cilat janë kthyer në simbol të protestave kundër projektit, Rama tha se ato janë vrarë ndër vite nga gjuetarët dhe personat që kanë dëmtuar natyrën.

Më pas ai kaloi në sulme ndaj blogerëve dhe influencerëve, për të cilët tha se fitojnë para duke ekspozuar trupin në rrjetet sociale dhe nuk paguajnë taksa.

“Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë sulmoi edhe analistë e gazetarë, të cilët sipas tij marrin para nën dorë dhe nuk deklarojnë të ardhurat, ndërsa përmendi me emër edhe Mustafa Nanon, ish-ambasadorin shqiptar në Zvicër.

Rama ironizoi ish-diplomatin për kritikat ndaj qeverisë dhe hodhi poshtë pretendimet se oligarkët kanë akses të privilegjuar në zyrën e tij.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të Partisë Socialiste në Elbasan, ndërsa debati për projektin turistik në Zvërnec dhe protestat kundër tij vijon të mbetet në qendër të përplasjes politike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme