Politika 7 June 2026, 08:27 Nga VNA

Protesta në Zvërnec, Rama thumbon protestuesit: Flamingot tremben nga ju, jo nga projektet

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Zvërnec, Rama thumbon protestuesit: Flamingot tremben nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Zvërnec kundër projektit të ndërtimit në zonë, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga tubimi dhe një mesazh ironik drejtuar protestuesve. Në reagimin e tij, Rama iu referua pjesëmarrësve si “revolucionarë”, ndërsa kërkoi që në vizitat e ardhshme në zonë të shmangin lëvizjen me makina pranë habitatit të flamingove.

“MIRËMËNGJES ? dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ironizoi më tej duke shtuar se prania e automjeteve mund të trembë shpendët, duke bërë paralelizëm me largimin e tyre në të kaluarën.

"Se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, vijon reagimi.

Rama u bëri thirrje protestuesve që automjetet t’i lënë larg zonës bregdetare dhe të ecin në këmbë deri pranë detit, ndërsa i akuzoi edhe për ndotje të ambientit.

“Po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës”, shkruan ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme