Politika 5 June 2026, 21:13 Nga VNA

Protestat shtrihen në disa qytete të vendit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Protestat shtrihen në disa qytete të vendit, qytetarët

Krahas Tiranës, disa qytete të vendit kanë dalë në protestë këtë të premte, duke iu bashkuar qytetarëve të kryeqytetit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, anulimin e projektit në Zvërnec dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Tubime janë zhvilluar në Fier, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Kukës, ku qytetarët janë mbledhur në qendrat e qyteteve të tyre për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit dhe politikave të qeverisë.

Në Fier, protestuesit ngritën shqetësimin se edhe Darëzeza mund të bëhet pjesë e masterplanit të zhvillimit që lidhet me projektin e Zvërnecit, ndaj sipas tyre qytetarët duhet të reagojnë që tani për të mbrojtur zonën.

Në Vlorë, protesta u zhvillua paralelisht me takimin e kryeministrit Edi Rama me strukturat e Partisë Socialiste. Gjatë aktivitetit pati edhe tensione dhe përplasje, pasi disa qytetarë tentuan të komunikonin me kryeministrin, por u ndaluan nga Garda. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente debatesh dhe shtyrjesh mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë.

Në Korçë, qytetarët e nisën protestën me një minutë heshtje në nderim të efektivit të policisë Enena Mekollari. Më pas ata marshuan me flamuj dhe pankarta, ndërsa nuk munguan thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, që janë dëgjuar edhe në protestat e zhvilluara në qytete të tjera.

Ashtu si në Tiranë, edhe në rrethe u vu re pjesëmarrja e një numri të madh të rinjsh, por edhe e prindërve që kishin dalë në protestë të shoqëruar nga fëmijët e tyre. Prania e familjeve u konsiderua nga organizatorët si një tregues se kundërshtimi ndaj projektit dhe kërkesat e ngritura po marrin një karakter më të gjerë qytetar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme