Politika 5 June 2026, 13:22 Nga VNA

Kur Elisa takoi Makbethin dhe humbi protestën

Ndaje në Whatsapp
Kur Elisa takoi Makbethin dhe humbi protestën

Teksa mijëra njerëz protestojnë në rrugë, Elisa Spiropali ka zgjedhur të protestojë kundër mungesës së personazheve të Shekspirit në debatin publik shqiptar.

Në një shkrim të gjatë, ajo sjell në skenë Lady Makbethin, Hamletin, Skënderbeun, shtetin, institucionet, ekonominë, median, arsimin, korrupsionin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Për fat të keq, askush nuk sjell një përkthyes.

Në fillim mendon se po lexon një reagim politik. Më pas dyshon se je futur gabimisht në programin e Letërsisë Botërore. Në fund dorëzohesh dhe fillon të kërkosh në Google se çfarë lidhjeje ka Lady Makbethi me flamingot e Nartës.

Ajo që e bën tekstin interesant nuk është ajo që thotë. Është fakti se askush nuk arrin të kuptojë saktësisht çfarë po thotë.

Ndërsa protestuesit flasin për tokën, pronën, korrupsionin, investitorët strategjikë dhe qeverinë, kryetarja e Kuvendit duket se është ende në aktin e pestë të një tragjedie shekspiriane ku Makbethi endet nëpër korridoret e parlamentit duke kërkuar një komision hetimor.

Në një moment, teksti bëhet aq i ngarkuar me metafora sa lexuesi fillon të ndjejë keqardhje për vetë Lady Makbethin. Gruaja kishte mjaftueshëm probleme me njollat e gjakut në ndërgjegje. Tani duhet të mbajë mbi supe edhe reformën zgjedhore, median e lirë, ekonominë e dijes dhe marrëveshjen e re për Shqipërinë.

Ndoshta problemi nuk është Elisa. Ndoshta problemi është se protestuesit nuk kanë lexuar mjaftueshëm Shekspir për të kuptuar se çfarë po u thuhet.

Sepse kur qytetarët kërkojnë përgjigje dhe politika u jep Hamletin, gjithmonë lind një pyetje e thjeshtë:

“Të protestosh apo të mos protestosh?” Kjo duket se është çështja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme