Lifestyle 28 July 2026, 10:18 Nga VNA

Jo vetëm qumështi/ Ushqimet që forcojnë kockat dhe ulin rrezikun e frakturave

Ndaje në Whatsapp
Jo vetëm qumështi/ Ushqimet që forcojnë kockat dhe ulin

Shëndeti i kockave nuk varet vetëm nga mosha e tretë. Ekspertët paralajmërojnë se dendësia kockore nis të bjerë më herët nga sa mendohet, ndërsa mënyra se si ushqehemi gjatë gjithë jetës ka ndikim të drejtpërdrejtë në rrezikun për osteoporozë dhe fraktura.

Sipas specialistëve, rezervat e kockave ndërtohen kryesisht gjatë fëmijërisë dhe moshës së re, kur skeleti arrin dendësinë maksimale. Më pas, me kalimin e viteve, humbja e masës kockore është një proces natyral, por te shumë njerëz mund të përshpejtohet.

Në botë vlerësohet se rreth 500 milionë persona vuajnë nga osteoporoza, një sëmundje që dobëson kockat dhe shpesh nuk shfaq simptoma derisa ndodh një frakturë. Gratë janë më të rrezikuara, sidomos pas menopauzës, por edhe burrat preken gjithnjë e më shumë.

Ekspertët theksojnë se një dietë e pasur me kalcium, vitaminë D, proteina, vitaminë K, magnez, zink dhe fosfor, e kombinuar me aktivitet fizik, është çelësi për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Ushqimet që rekomandohen

Qumështi, kosi dhe djathi – Burime të pasura me kalcium dhe proteina. Studimet kanë treguar se te të moshuarit konsumimi më i lartë i produkteve të bulmetit lidhet me më pak rrëzime dhe një rrezik dukshëm më të ulët për fraktura të ijeve.
Soja dhe produktet e saj – Tofu, edamame dhe tempeh përmbajnë kalcium dhe izoflavone, përbërës bimorë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave, veçanërisht te gratë pas menopauzës.
Farat chia – Janë të pasura me kalcium, magnez, fosfor dhe acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e inflamacionit që lidhet me humbjen e masës kockore.
Frutat e thata – Fiqtë, kajsitë e thata dhe kumbullat e thata përmbajnë kalcium, magnez dhe antioksidantë. Studimet sugjerojnë se konsumimi i rregullt i kumbullave të thata mund të ngadalësojë humbjen e dendësisë së kockave.
Peshku i konservuar – Sardelet dhe salmoni me kocka janë ndër burimet më të mira të kalciumit, proteinave dhe vitaminës D, e cila ndihmon organizmin të përthithë kalciumin.
Po suplementet?

Ekspertët theksojnë se suplementet me vitaminë D dhe kalcium nuk janë të domosdoshme për të gjithë. Ato rekomandohen kryesisht për personat që nuk arrijnë të marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese përmes dietës ose që kanë mungesë të vitaminës D.

Gjithashtu, paralajmërohet se dozat e larta të vitaminës D nuk sjellin domosdoshmërisht përfitime shtesë dhe, në disa raste, mund të rrisin edhe rrezikun e rrëzimeve.

Sipas specialistëve, mënyra më e mirë për të mbrojtur kockat mbetet një dietë e larmishme dhe e balancuar, e kombinuar me ushtrime fizike që ushtrojnë peshë mbi skeletin, si ecja, vrapi i lehtë apo stërvitja me pesha. Këto masa ndihmojnë jo vetëm në forcimin e kockave, por edhe të muskujve, duke ulur ndjeshëm rrezikun e frakturave.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme