Politika 27 July 2026, 09:45 Nga VNA

EKSKLUZIVE / Zbardhet huaja e majme e sekrete që në fakt është arsyeja reale pse mblidhet sot Kuvendi

Ndaje në Whatsapp

VNA ka siguruar dokumentin zyrtar të vendimit të Këshillit të Ministrave, firmosur nga Edi Rama tre ditë më parë, i cili zbardh arsyen kryesore prapa mbledhjes së sotme të Kuvendit në seancë plenare. 

Qeveria shqiptare i ka dërguar Parlamentit me procedurë të përshpejtuar projektligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje për huazim të drejtpërdrejtë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Financave) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja po realizohet përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të programit amerikan për Financimin e Jashtëm Ushtarak (FMF). 

Nisma do të prezantohet sot në Kuvend, i cili gjasme po mblidhet për disa anëtarë zëvendësues në Komisione. 

Marrëveshje direkte me SHBA: Nisma përfshin një hua strategjike për sigurinë ushtarake të vendit, e dërguar për shqyrtim urgjent në komisionet parlamentare. 

Trajtimi në komisione: Relacioni shoqërues dhe detajet teknike mbahen sekret, do të shqyrtohen në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në kushte konfidenciale, nga deputetë të cilët zotërojnë certifikatë sigurisë.

Megjithëkëtë., VNA ka mësuar në burime jo zyrtare, se shifra e huas në fushën e sigurisë shkon në 600 mln euro. 

Vendimi mban nënshkrimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Financave, Petrit Malaj, ndërsa i është përcjellë Kuvendit të drejtuar nga Niko Peleshi. 


Projektligji parashikohet të kalojë me shpejtësi të lartë procedurale në parlament dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme