Politika 25 July 2026, 11:40 Nga VNA

Reformat me IA të ministres Evis Sala që funksionojnë vetëm kur flet anglisht

Ndaje në Whatsapp
Reformat me IA të ministres Evis Sala që funksionojnë vetëm

Shqipëria ka pasur ministra Shëndetësie që e njihnin nga afër realitetin trishtues të sistemit dhe, megjithatë, dështuan ta ndryshonin atë. Çfarë mund të pritet atëherë nga një ministre si znj. Sala, e cila rikthehet pas 29 vitesh në atdhe për të ligjëruar mbi reforma me inteligjencë artificiale?

E shfaqur si një "Lizë në botën e çudirave", ministrja duket se injoron faktin se shëndetësia shqiptare lëngon ende nga mungesat më elementare, radhët pa fund, mungesa e barnave bazë, infrastruktura mjerane dhe korrupsioni që mbetet normë.

Kulmi i ironisë është se ajo preferon të ligjërojë për shëndetësinë shqiptare në konferenca ndërkombëtare dhe të japë intervista në anglisht për mediat e huaja. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse sa herë që i duhet të flasë në shqip për sistemin që drejton, problemet dhe mosnjohja e realitetit i dallohen që në mënyrën se si artikulon.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme