Politika 25 July 2026, 11:15 Nga VNA

“Empatia” e munguar e Peleshit për deputetët e PS dhe marrëveshja sekrete me SHBA

Ndaje në Whatsapp
“Empatia” e munguar e Peleshit për deputetët e PS dhe

Për dy ditë me radhë, në korridoret e politikës u fol pothuajse vetëm për një gjë. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thirri një seancë të jashtëzakonshme dhe deputetëve të Partisë Socialiste iu kërkua të mos largoheshin nga Tirana, pothuajse të gjithë nxorën të njëjtin përfundim: po vijnë ndryshime në qeveri.

Nuk ishte një interpretim i rastësishëm. Vetëm një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar, Edi Rama kishte folur me tone të forta për ministrat dhe drejtuesit politikë, duke u kërkuar më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë empati në raport me qytetarët dhe mënyrën se si administrata i trajton ata.

Por, mesa duket, alarmi ishte i rremë.

Seanca e së hënës nuk ka lidhje me një riformatim të kabinetit qeveritar. Në rendin e ditës pritet të jetë një marrëveshje sigurie mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara me një vlerë prej rreth 600 milionë dollarësh.

Për shkak të nivelit të klasifikimit të dokumentit, materialet e plota do të mund t’i konsultojnë vetëm deputetët që disponojnë certifikatë sigurie. Marrëveshja lidhet me sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë dhe, me shumë gjasë, me investime që Shqipëria do të realizojë në kuadër të angazhimeve të saj në NATO, në një moment kur Aleanca ka planifikuar samitin e ardhshëm në Tiranë.

Ironia është se vetëm një ditë më parë Edi Rama u kërkonte ministrave dhe drejtuesve politikë më shumë empati në mënyrën si komunikojnë me qytetarët dhe si i trajtojnë shqetësimet e tyre.

Ndoshta pak empati do të bënte mirë edhe në komunikimin mes institucioneve.

Sepse kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thërret papritur një seancë të jashtëzakonshme, u kërkon deputetëve të mos largohen nga Tirana dhe nuk jep asnjë shpjegim, është normale që politika të mendojë se po vjen një riformatim qeverie.

Në fund rezultoi se bëhej fjalë për një marrëveshje sigurie me SHBA.

Deri atëherë, ndoshta jo pak ministra kanë kaluar një natë me ankth. E, duke parë humorin me të cilin Edi Rama u paraqit në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, ndoshta nuk ka qenë plotësisht i qetë as vetë Niko Peleshi, të cilit i ra për pjesë t’u japë të gjithëve një lajm pa asnjë sqarim.

Video

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Aktivisti Edison Lika ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen sërish të hënën në mëngjes para Kuvendit. Sipas tij, vendimi vjen pasi mazhoranca ndryshoi datën e seancës plenare, duke e zhvendosur nga 30 korriku në 27 korrik. Lika tha se qytetarët do të jenë sërish para Parlamentit, njësoj si në protestën e fundit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e radhës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme