Politika 24 July 2026, 08:52 Nga VNA

Veliaj përballet sërish me Ols Dadon, Gjykata Administrative vendos për padinë

Ndaje në Whatsapp
Veliaj përballet sërish me Ols Dadon, Gjykata Administrative vendos

Në Gjykatën Administrative do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorit të Posaçëm Ols Dado.

Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të Presidentit për emërimin e Dados si prokuror, pasi pretendon se ai nuk plotësonte kriteret për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Në këtë proces, ndryshe nga ai penal, ku po gjykohet për 13 akuza penale, Erion Veliaj zgjedh të paraqitet personalisht. Ai këmbëngul se Ols Dado e ka arrestuar në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ligjërisht s’mund të ishte prokuror.

Gjykata ka zhvilluar disa seanca dhe pritet të vendosë sot për fatin e padisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar moslegjitimimin e Veliajt.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme