Politika 23 July 2026, 14:26 Nga VNA

Opozita bllokon sërish foltoren, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfv.PNG

Seanca plenare u ndërpre për herë të tretë pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren menjëherë pasi drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, shpalli përfundimin e diskutimeve për procedurë dhe njoftoi nisjen e prezantimit të raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale.

Peleshi u dha mundësi bashkëkryetarëve të komisionit, Arbjan Maznikut dhe Luçiano Boçit, të vijonin prezantimin e raporteve. Megjithatë, deputetët e opozitës kundërshtuan vijimin e seancës, duke mos lejuar përfaqësuesin e mazhorancës të marrë fjalën.

Luçiano Boçi u drejtua drejt foltores dhe qëndroi aty, duke bllokuar zhvillimin e punimeve dhe duke mos lejuar raportimin e Maznikut. Gjatë tensioneve në sallë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi Nikos Peleshit të tërhiqte Maznikun nga raportimi, por kërkesa e tij u refuzua.

Për shkak të pamundësisë për të vijuar punimet, Peleshi njoftoi një ndërprerje pesëminutëshe të seancës për t'u konsultuar me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në pritje të lirimit të foltores.

Kjo ishte hera e tretë që seanca plenare ndërpritet për shkak të tensioneve dhe bllokimit të diskutimeve mbi raportet për reformën territoriale.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme