Politika 22 July 2026, 13:06 Nga VNA

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mungesa e Skënder Hitës sjell përplasje mes opozitës dhe mazhorancës

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.PNG

Mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, solli shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan vijimin e diskutimeve pa praninë e tij.

Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që mbledhja të zhvillohej në një moment tjetër, kur kreu i Policisë të ishte prezent, duke e konsideruar të domosdoshme pjesëmarrjen e tij për çështjet që lidhen me procesin zgjedhor.

Gjatë diskutimeve, deputetja demokrate Albana Vokshi u përplas me bashkëkryetarin socialist të komisionit, Damian Gjiknuri. Vokshi insistoi se mungesa e drejtuesit të Policisë nuk duhej anashkaluar, ndërsa Gjiknuri argumentoi se komisioni mund të vijonte punën edhe me përfaqësues të tjerë të institucionit.

“E mira do të ishte të ishte prezent drejtuesi i Policisë, por nuk jemi këtu për të zhvilluar një komision hetimor. Këtu jemi për të marrë një mendim se çfarë nuk ka shkuar mirë”, tha Gjiknuri.

Debati mes tyre u tensionua më tej pas batutave të Gjiknurit ndaj Vokshit, të cilat kjo e fundit i kundërshtoi duke i kërkuar të mos komentonte në mënyrë personale.

“Mua e dashur mos më thuaj”, reagoi Vokshi, ndërsa Gjiknuri vijoi me tone ironike duke thënë se përpiqej vetëm të “shtensiononte situatën”.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni i Reformës Zgjedhore vendosi shtyrjen e mbledhjes për një datë tjetër.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme