Politika 21 July 2026, 15:25 Nga VNA

Këlliçi kërkon anulimin e koncesionit Milot–Balldren: Në konsorcium është edhe kompania “Erald-G”, pronari i së cilës figuron në dosjen e SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdfvd.jpg

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të kontratës koncesionare 35-vjeçare për aksin Milot–Balldren, me një vlerë fillestare prej 365 milionë eurosh. Sipas tij, në konsorciumin fitues bën pjesë edhe kompania “Erald-G”, në pronësi të Gëzim Ismailit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se Ismaili figuron në dosjen hetimore të SPAK-ut në kuadër të çështjes së grupit të njohur si “Aruba”, i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Deputeti demokrat pretendoi se, sipas materialeve hetimore, Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut, një prej personave të dyshuar në këtë çështje, dhe se kompania e tij është përdorur si fasadë për investime që synonin legalizimin e parave me origjinë kriminale.

“Ky individ, sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, po hetohet si një prej ‘lavatriçeve’ të pastrimit të parave të një prej klaneve të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Në dosje rezulton se Ismaili është kunati i Luçiano Koçekut dhe ka shërbyer si fasadë përmes së cilës paratë e krimit janë integruar në projekte ndërtimore”, deklaroi Këlliçi.

Ai shtoi se kompania “Erald-G” ka përfituar qindra tendera publikë ndër vite dhe ngriti pikëpyetje mbi faktin që, sipas tij, një subjekt nën hetim vazhdon të jetë pjesë e kontratave me vlera të larta të financuara nga fondet publike.

Sipas Këlliçit, kompania jo vetëm që nuk është vendosur nën sekuestro, por është pjesë e konsorciumit fitues të tenderit për aksin Milot–Balldren, të cilin ai e cilësoi si procedurën më të kushtueshme në historinë e infrastrukturës rrugore shqiptare.

Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK-ut të vendosë nën sekuestro kompaninë “Erald-G” dhe të hetojë të gjitha procedurat tenderuese të përfituara prej saj, ndërsa kërkoi edhe anulimin e procedurës koncesionare për këtë aks rrugor.

Në fund të deklaratës së tij, Këlliçi adresoi akuza politike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë përgjegjës për mënyrën, sipas tij, se si janë administruar fondet publike dhe duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme