Politika 21 July 2026, 10:26 Nga VNA

Rama u përgjigjet kritikëve të Paketës së Maleve: Malet nuk gjykohen nga kafeneja

Ndaje në Whatsapp
Rama u përgjigjet kritikëve të Paketës së Maleve: Malet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që prej 52 ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ku një nga kërkesat kryesore është anulimi i Paketës së Maleve.

Në një komunikim në Facebook, Rama mbrojti ligjin, duke deklaruar se shumë prej kritikëve nuk e njohin përmbajtjen e tij dhe e gjykojnë atë pa qenë të informuar.

“Çfarë kanë me Paketën e Maleve? A e dinë vallë se çfarë parashikon ligji? Nuk e di sa janë të informuar ata që malet i shohin nga qyteti dhe politikën e gjykojnë nga kafeneja”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, paketa synon t’u japë zgjidhje banorëve të zonave malore, veçanërisht në veri të vendit, ku për vite me radhë kanë ekzistuar probleme me dokumentimin e pronësisë. Ai tha se ligji u krijon mundësi banorëve që trashëgojnë prona, por nuk disponojnë dokumentacion të plotë, të zhvillojnë aktivitete ekonomike, si agropërpunimi, dhe të përfitojnë nga investimet.

Kryeministri shtoi se interesi i emigrantëve për të investuar në zonat malore është rritur, ndërsa e cilësoi Paketën e Maleve si një politikë që synon ta kthejë pronën në një aset ekonomik për komunitetet lokale.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej 52 ditësh, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe shfuqizimin e disa ligjeve, mes tyre Paketa e Maleve dhe ligji për Investimet Strategjike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme