Politika 20 July 2026, 17:10 Nga VNA

PD bllokon raportimin e Avokatit të Popullit, mazhoranca shtyn seancën për ditën e enjte

Ndaje në Whatsapp

dfvfvd.jpeg

Deputetët e PD arritën të pengojnë raportimin e Avokatit të Popullit në Kuvend, duke bllokuar foltoren në momentin kur Endrit Shabani pritej të paraqiste raportin e tij përpara deputetëve.

Situata solli debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me akuza të ndërsjella për bllokim të punimeve të Parlamentit. Pas rreth 7 orësh seancë të tensionuar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi shtyrjen e seancës për ditën e enjte, me të gjitha pikat e rendit të ditës që mbetën pa u shqyrtuar.

Sipas Ballës, opozita po pengonte zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke mos lejuar vijimin e axhendës parlamentare.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që vetëm pika për raportimin e Avokatit të Popullit të shtyhej në fund të rendit të ditës. Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se po provokonte opozitën dhe deklaroi se Avokati i Popullit nuk do të mund të raportonte në këto kushte.

“Thjesht kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe që kjo pikë të lihet për në fund. Nëse doni ta bojkotoni opozitën dhe të prishni seancën, po provokoni në çdo moment”, deklaroi Bardhi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke e cilësuar situatën si një pengim të punimeve parlamentare dhe shkelje të rregullores.

Peleshi theksoi se ligjshmëria e zgjedhjes së Avokatit të Popullit është një çështje që i takon Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se çdo vendim i saj do të respektohet nga Kuvendi.

Në fund, propozimi i Taulant Ballës për shtyrjen e seancës u hodh në votim dhe u miratua me 76 vota. Kuvendi do të vijojë punimet ditën e enjte, me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Megjithatë, përtej përplasjes së sotme politike në Kuvend, vlen të theksohet fakti se vetëm gjashtë muaj më parë, disa deputetë të Partisë Demokratike kishin firmosur në mbështetje të kandidaturës së Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.

Ky ndryshim qëndrimi brenda një periudhe të shkurtër ngre pikëpyetje mbi arsyet që kanë sjellë këtë përmbysje politike. Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e procedurës së zgjedhjes, fakt mbetet mbështetja e mëparshme e disa deputetëve demokratë për Shabanin që sot opozitarët nuk e pranojnë të raportojë në Parlament.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme