Politika 20 July 2026, 15:37 Nga VNA

Nga bllokimi i seancës te firmat e harruara: paradoksi i PD-së për Endri Shabanin

Ndaje në Whatsapp
Nga bllokimi i seancës te firmat e harruara: paradoksi i PD-së

 

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione të forta, pasi opozita bllokoi foltoren për të penguar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi paraqitjen e Shabanit në Kuvend si një provokim, duke deklaruar se ai është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe se çështja ndodhet ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi e akuzoi Shabanin se është “ushtar i Ramës” dhe kërkoi largimin e tij nga salla, ndërsa deputetët demokratë rrethuan foltoren, duke detyruar drejtuesin e seancës, Niko Peleshi, të ndërpresë punimet për pesë minuta.

Megjithatë, përtej përplasjes politike të sotme, një fakt mbetet i vështirë për t’u anashkaluar. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, një numër deputetësh të Partisë Demokratike kishin firmosur vetë mbështetjen për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.

Kjo ngre një pyetje të pashmangshme: çfarë ka ndryshuar në vetëm gjashtë muaj? A ka ndryshuar Endri Shabani, apo ka ndryshuar qëndrimi politik i Partisë Demokratike?

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë fjalën e saj për ligjshmërinë e procedurës, firmat e vetë deputetëve demokratë mbeten një fakt politik që e bën shumë më të vështirë narrativën e ndërtuar sot në sallën e Kuvendit. Kjo sepse, para se të cilësohej “ushtar i Ramës”, Shabani ishte një emër që një pjesë e opozitës kishte zgjedhur ta mbështeste me firmën e saj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme