Politika 20 July 2026, 08:44 Nga VNA

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vendos një orë më parë nëse do t’i japë fund bojkotit

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vendos një orë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, e cila nis në orën 12:00 dhe pritet të jetë ndër më të ngarkuarat e kësaj periudhe parlamentare. Pak para saj, në orën 11:00, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur nëse do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, pas bojkotit të dy seancave të fundit.

Në rendin e ditës janë raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, projektligji për Shoqëritë Evropiane të Bashkëpunimit (SHEB), si dhe shqyrtimi i projektrezolutave për veprimtarinë e një sërë institucionesh kushtetuese dhe të drejtësisë.

Mes tyre janë Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Vëmendja politike mbetet te vendimi që do të marrë opozita, e cila do të përcaktojë nëse Kuvendi do të zhvillojë seancën me pjesëmarrjen e plotë të grupeve parlamentare apo bojkoti do të vijojë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme