Politika 19 July 2026, 20:23 Nga VNA

Gaz Bardhi cakton si “të Ramës” 4 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Kanë shpikur argumente për të mbrojtur Kryeministrin

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi cakton si “të Ramës” 4 anëtarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët i konsideron se kanë vepruar politikisht në mbrojtje të Kryeministrit Edi Rama, duke refuzuar hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”.

Në një reagim të gjatë mbi arsyetimin e vendimit nr. 62/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Bardhi shprehet se trupa kushtetuese ka përdorur standarde të ndryshme për dy kërkesat e opozitës, duke pranuar hetimin parlamentar për zgjedhjet e 11 majit, por duke rrëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal”.

Sipas tij, katër gjyqtarët kushtetues – kryetarja Fiona Papajorgji dhe anëtarët Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Ilir Toska – kanë ndërtuar argumente që, sipas Bardhit, nuk ishin përdorur as nga shumica parlamentare për të justifikuar rrëzimin e kërkesës.

“Detyra kushtetuese e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është të shpikin argumente për të ‘shpëtuar’ Edi Ramën. Detyra e tyre është të kontrollojnë kushtetutshmërinë e argumenteve të paraqitura nga shumica parlamentare,” shprehet Bardhi.

Ai shkon edhe më tej, duke deklaruar se katër gjyqtarët kanë hyrë në garë politike për mbrojtjen e Kryeministrit.

“Është një guxim i madh që atë që nuk e shpik dot as Taulant Balla për të mbrojtur Edi Ramën, e shpikin gjyqtarët kushtetues Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Ilir Toska. Detyra e tyre nuk është të konkurrojnë me Taulant Ballën se kush e mbron më shumë Edi Ramën, por të japin drejtësi kushtetuese,” shkruan ai.

Bardhi argumenton se kërkesa e opozitës identifikonte qartë subjektin dhe objektin e hetimit parlamentar, duke pretenduar se në dokument ishin përshkruar veprimet që kërkohej të hetoheshin në lidhje me çështjen “McGonigal”, përfshirë takimet, favorizimet e dyshuara dhe ndërhyrjet e pretenduara në sektorin e hidrokarbureve.

Në fund të reagimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së deklaron se, megjithëse e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese “fyes dhe të papranueshëm”, opozita do ta respektojë atë dhe do të riformulojë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, duke e depozituar sërish në Kuvend.

Sipas Bardhit, nëse edhe pas kësaj kërkesa rrëzohet, atëherë do të krijohej përshtypja se në praktikën e Gjykatës Kushtetuese është konsoliduar një parim i ri: “Edi Rama i paprekshëm.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme