Kronika 11 September 2026, 13:40 Nga VNA

Ministri Nufi thotë se prodhon armë për zona konflikti, por kompania AAT deklaron vetëm dy punonjës

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 11, 2026, 01_39_53 PM.png

Një administratore dhe një magazinier. Kaq punonjës deklaron kompania Advanced Arms Technology, për të cilën ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, shprehej se prodhon armë që shkojnë deri në zona konflikti.

Gjatë një interpelance në Kuvend, në prill të këtij viti Nufi deklaroi se AAT prodhon armë në Shqipëri dhe se këto të fundit janë tashmë në përdorim në konflikte jashtë vendit.

Por numri i punonjësve të deklaruar ngre pikëpyetje mbi aktivitetin që ministri i atribuoi kompanisë. AAT rezulton me vetëm dy të punësuar, administratoren Arjeta Puca dhe magazinierin Serxhio Gj.11.webp

Pra, një “industri” armësh që, të paktën në letra, funksionon me një staf prej dy personash.

Çështja merr një tjetër dimension pas përgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj, ku aksioneri i AAT, Ron Yeffet, pretendohet se flet për importimin e armëve dhe municioneve nga Sudani dhe paketimin e tyre në Shqipëri.

Pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje, çfarë aktiviteti ka kryer realisht AAT? Nëse kompania ka prodhuar, importuar apo eksportuar armë dhe municione, dokumentacioni doganor duhet të tregojë origjinën dhe destinacionin e tyre.

Në të kundërt, mbetet për t’u sqaruar deklarata e ministrit se ku u gjetën armët e prodhuara nga AAT, dhe që sipas tij po përdoren në zona konflikti.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme