Kronika 10 September 2026, 13:26 Nga VNA

“Të ndihen të llastuar si në hotel”/ Emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Balluku

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 10, 2026, 01_26_43 PM.png

“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qera, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave anë gjelbërim kacavjerrës në të dy murët anësore. Në një krah të pishinës zbrityet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënie në një nivel me ujin që të shuijohet në maksimum infinity pool.  

Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.

Në 2 krahët anësore të shtëpive niveli i hyrjes dhe i suitave janë bërë  2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini).

Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek master bedroom janë fizarmikë. Një pjesë e mirë e ambjenteve rreth pishinës janë veshur me teak për një felling pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfunojmë dhe renderat dhe nëse stë ngjit, kthehemi tek mermerët blu”.

Ky është emaili që Alban Eftimi, i Atelier 4 dërgon në adresën e elektronike të Belinda Ballukut.

Biznesmeni i përshkruan me detaje ish-zv.kryeministres projektin e vilës luksoze me nr.188/1 në kompleksin Green Coast në Palasë, vila e cila dje u sekuestrua nga SPAK, pasi ka dyshime se e përfitoi rryshfet nga biznesmeni Arbër Abazi, kompaninë e të cilit e favorizonte me tendera. E konkretisht

Në një email të dytë, Eftimi dërgon në adresën e Ballukut një dokumenttë përbërë nga 11 fletë  ku në fletën e parë gjendet shënimi “Vilat binjake Palasë”, ndërsa në fletët e tjera gjenden planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.

SPAK thotë se nga hetimet është provuar se vila 188/1 në Palasë deri në fazën e karabinasë është ndërtuar me investimin e Igli Tares. Ndërsa punimet e tjera të vilës janë marrë përsipër dhe bërë ngë shtetasi Arbër Abazi. Kompania “Alko Impex Generel Contruksion” e Abazit bashkë me disa operatorë të tjerë ekonomikë ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe.

Më herët SPAK ka sekuestruar një vilë më Dhërmi që po ashtu dyshohet pasuri e fshehur e Ballukut. Ish-zv.kryeministrja është nën hetim për korrupsion, pastrim parash në rrethana rënduese, fshehje pasurie, si dhe e pandehur për abuzime me tenderat e rrugëve në vlera miliona euro.

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme