Politika 10 September 2026, 12:42 Nga VNA

Xhafaj "ju bën rreshtore" qeverisë dhe drejtësisë, 20 mbledhje në dy muaj, por lë në mëshirë të fatit sigurinë në gjykata

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-09-10 at 12.41.55 PM.jpeg

Sipas një dokumenti parlamentar të siguruar nga VNA, Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institutionale, Fatmir Xhafaj, ka hartuar kalendarin e punës për periudhën shtator-tetor 2026. Plani parashikon një agjendë mjaft ngjeshur me 20 mbledhje, seanca dëgjimore dhe inspektime në terren, përmes të cilave synohet të vihen në rresht dhe t'u kërkohet llogari krerëve të dikastereve kryesore të qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë. Mirëpo, prapa këtij zelli procedurial fshihet një amulli e madhe: çështja më kritike dhe më e ndjeshme, ajo e sigurisë fizike në gjykata, është lënë pa asnjë afat kohor.

Qeveria dhe agjencitë "në rresht" nga shtatori në tetor
Dokumenti i siguruar nga VNA tregon se turi dëgjimor nis më 14 shtator. Në këtë fushatë mbikëqyrëse janë përfshirë agjenci ekzekutive me peshë si Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia e Administrimit të Pronave të Konfiskuara, IdentiTEK, Agjencia e Prokurimit Publik, Tatimet, Doganat, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Agjenda vijon në fund të shtatorit me inspektime direkte në terren (Pogradec, Qafë Thanë, IEVP Peqin) dhe arrin kulmin në tetor me seanca të gjata dëgjimore për kontrollin post-legjislativ. Përpara komisionit të Xhafajt janë thirrur të raportojnë pothuajse të gjitha ministritë kryesore (Arsimi, Shëndetësia, Punët e Brendshme, Mbrojtja, Drejtësia, Financat, Infrastruktura), si dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë si KLGJ, KLP dhe ILD.

Fjalë shumë, por zgjidhja lihet pa datë
Më shumë se një vit nga ngjarja tragjike ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua brenda sallës së gjyqit — një ngjarje tronditëse që ekspozoi cenueshmërinë extreme të trupës gjyqësore — pritej që komisioni parlamentar të ofronte zgjidhje konkrete ligjore e infrastrukturore.

Por, sipas kalendarit zyrtar, pika e 20-të dhe e fundit e rendit të ditës mban titullin:

"Tryeza e përbashkët tre palëshe në kuadër të kërkesës së KLGJ 'Mbi sigurinë në gjykata'".

Ajo që bie menjëherë në sy në dokumentin e siguruar nga VNA është se, ndërsa çdo mbledhje tjetër ka një datë të përcaktuar qartë nga 14 shtatori deri më 19 tetor, kjo pikë — e cila përfaqëson shqetësimin më vital për jetën e gjyqtarëve — nuk ka asnjë date të vendosur.

Xhafaj e nisi këtë proces me zell të madh inspektues, duke i shtrirë verifikimet nga zyrat e administratës e deri te deputetë që shfaqeshin në gjykata e prokurori duke matur me sy eksperti sigurie gjendjen e godinave. Mirëpo, kur vjen puna te marrja e përgjegjësive për të ofruar zgjidhje reale për sigurinë në sistemin gjyqësor, komisioni duket se nuk është gati të kalojë nga fjalët te veprat.
Lënia e kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor pa asnjë afat dhe në fund të kalendarit ngre supozime se siguria e gjyqtarëve vazhdon të trajtohet si një çështje dytësore. Dokumenti i siguruar nga VNA dëshmon se, me gjithë kalendarin e ngjeshur me 20 mbledhje, zgjidhja për sigurinë në gjykata mbetet sërish e pezulluar dhe e lënë në mëshirë të fatit.

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme