Politika 9 September 2026, 16:43 Nga VNA

Makiazh i ri masakrës së pronave: Rama shkrin Kadastrën dhe e kthen në ASHP pas skandaleve të njëpasnjëshme

Ndaje në Whatsapp


Në vend të zgjidhjes përfundimtare të kaosit shumëvjeçar me pronat, qeveria po përgatit thjesht një tjetër “ripaketim” institucional. Përmes një projektligji të hedhur heshtazi për konsultim publik, Rama kërkon t’i bëjë një makiazh të radhës masakrës institucionale, duke shkrirë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronës (ATP), për t’i vënë një tjetër emër: Agjencia Shtetërore e Pronës (ASHP).

Kjo lëvizje shihet si një pseudo-reformë e radhës për të mbuluar dështimet administrative, vonesat pa fund dhe skandalet me tjetërsimin e pasurive të paluajtshme që kanë shoqëruar sistemin e kadastrës ndër vite.

Prapaskenat dhe dyshimet mbi superstrukturën e re:

Përqendrim absolut pushteti: ASHP nuk do të jetë më thjesht një agjenci teknike, por një megastrukturë në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit. Drejtori i Përgjithshëm do të emërohet e shkarkohet personalisht nga Rama, duke ngritur pikëpyetje nëse ky ndryshim bëhet për eficiencë apo për kontroll të plotë mbi vendimmarrjen e pronave shtetërore e private.


Gjoba për të mbuluar dështimin e sistemit: Projektligji parashikon gjoba nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë për punonjësit që vonojnë dosjet apo humbin dokumentacionin — një masë që nga kritikët shihet si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë së drejtuesve politikë dhe për ta transferuar fajin te nëpunësit e nivelit të ulët.


Premtime “për lehtësim”, por me mekanizma të vjetër:
Deformimet në harta kadastrale dhe korrigjimet premtohen se do të bëhen pa pagesë, ndërsa pretendohet se nuk do të kërkohet verifikimi i origjinës së pronës pasi lëshohet certifikata. Megjithatë, pikërisht mungesa e sigurisë ligjore dhe mbivendosjet e hartave mbeten plagë të pazgjidhura prej dekadash.


Shkrirje pa llogaridhënie: Duke shkrirë ATP-në dhe ASHK-në brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, tjetërsohen përgjegjësitë institucionale për mijëra dosje të pezulluara të kompensimit të ish-pronarëve dhe proceseve të legalizimit.


Ky riorganizim mbetet për t’u parë nëse do të sjellë ndonjë zgjidhje reale apo do të jetë thjesht ndryshimi i radhës i tabelës në hyrje të godinës për të larguar vëmendjen nga skandalet me pronat

Lexo gjithashtu

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme