Politika 8 September 2026, 20:05 Nga VNA

Përplasjet me policinë, shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Ndaje në Whatsapp
Përplasjet me policinë, shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend

Shoqërohet në polici kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Në pamjet e bëra publike gjatë shoqërimit nga efektivët, Lapaj dëgjohet tu thotë uniformave blu se nuk mund të ndërhyjnë në atë mënyrë, për shkak se nuk po bën rezistencë. “Cfarë po bëni, nuk po bëj rezistencë”, thotë Lapaj. Siç dallohet nga pamjet ai rrethohet nga disa policisë teksa ishte duke protestuar. Gjithashtu, nga policia është shoqëruar dhe gazetari Shpend Gashi si dhe protestues të tjerë, të cilët qëlluan me vezë mbi efektivët e policisë apo makinat e deputetëve. Në ditën e 101 të protestës kombëtare, marshimi këtë herë drejt godinës së qeverisë nisi nga Kuvendi, ku qytetarët protestuan ndaj parlamentarëve, të cilët çelën sesionin e ri parlamentar. 

Gjatë protestës së sotme, u angazhuan mbi 1000 forca policie që u vendosën në ambjentet jashtë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protesta ështës duke vijuar dhe dinamikat ndryshojnë nga momenti në moment.

Lexo gjithashtu

Video

Vullkani Anak Krakatau, në Ngushticën Sunda të Indonezisë, vijon të jetë aktiv pas një shpërthimi të fuqishëm që çoi një kolonë hiri deri në rreth 15 kilometra lartësi dhe shkaktoi kaos në trafikun ajror në pjesën perëndimore të vendit. Shpërthimet e fuqishme të ditëve të fundit detyruan autoritetet të mbyllnin përkohësisht tetë aeroporte, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Xhakartës, Soekarno-Hatta. Mijëra fluturime u anuluan ose u vonuan, ndërsa qindra mijëra pasagjerë u prekën nga situata. Hiri vullkanik përbën rrezik serioz për avionët, pasi mund të dëmtojë motorët dhe sistemet e tyre.

Një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me reagimin e protestuesve teksa po kalonte pranë zonës së Ushtarit të Panjohur. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur disa prej protestuesve hedhin vezë në drejtim të efektivëve të FNSH-së, ndërsa këta të fundit tërhiqen dhe kthehen pas.

Pamje nga protesta që u mbajt sot para Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlametar. VideoCredit: LSA

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme