Kronika 8 September 2026, 19:29 Nga VNA

Gjykata e Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve për ngërçin e pagave

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të

Gjykata e Lartë ka thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e ngërçit të krijuar për pagat e magjistratëve dhe administratës gjyqësore.

Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar në Gjykatën e Lartë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të gjykatave, ku është diskutuar situata e krijuar në sistemin gjyqësor pas moszbatimit brenda afatit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve.

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se situata është krijuar edhe si pasojë e bllokimit, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Gjykata e Lartë e vlerëson këtë situatë si veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja është thirrur me qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur mes gjyqtarëve të të gjitha niveleve për respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe përcaktimin e qëndrimit dhe hapave institucionalë që çmohen të nevojshëm për zgjidhjen e situatës.

Në rendin e ditës është parashikuar diskutimi i situatës së krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, si dhe përcaktimi i qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e saj, në përputhje me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe garancitë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zhvillohet të enjten, më 10 shtator 2026, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Video

Vullkani Anak Krakatau, në Ngushticën Sunda të Indonezisë, vijon të jetë aktiv pas një shpërthimi të fuqishëm që çoi një kolonë hiri deri në rreth 15 kilometra lartësi dhe shkaktoi kaos në trafikun ajror në pjesën perëndimore të vendit. Shpërthimet e fuqishme të ditëve të fundit detyruan autoritetet të mbyllnin përkohësisht tetë aeroporte, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Xhakartës, Soekarno-Hatta. Mijëra fluturime u anuluan ose u vonuan, ndërsa qindra mijëra pasagjerë u prekën nga situata. Hiri vullkanik përbën rrezik serioz për avionët, pasi mund të dëmtojë motorët dhe sistemet e tyre.

Një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me reagimin e protestuesve teksa po kalonte pranë zonës së Ushtarit të Panjohur. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur disa prej protestuesve hedhin vezë në drejtim të efektivëve të FNSH-së, ndërsa këta të fundit tërhiqen dhe kthehen pas.

Pamje nga protesta që u mbajt sot para Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlametar. VideoCredit: LSA

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme