Është publikuar fotoja e Ylber Lulit, 24-vjeçarit që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.
I riu ishte i angazhuar në sektorin e turizmit dhe punonte si udhërrëfyes turistik në qytet.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, gjatë një konflikti të dyshuar për motive të dobëta. Andri Vulaj, 25 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj Ylber Lulit dhe babait të tij, Qamil Luli, 63 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari humbi jetën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së përplasjes vijojnë.




















