Kronika 7 September 2026, 12:04 Nga VNA

Bilanci tragjik/ Aksidentet përgjakin rrugët e vendit, vetëm këtë të hënë dy viktima dhe disa të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Bilanci tragjik/ Aksidentet përgjakin rrugët e vendit, vetëm

Rrugët e vendit janë shndërruar në arenë lufte. Përgjatë muajve të verës janë shënuar aksidente të rënda, ku shoferë të dehur në timon apo nën efektin e lëndëve narkotike janë përplasur me automjete të tjera duke shkaktuar viktima. Edhe kjo e hënë e 7 shtatorit nisi me dy aksidente të rënda. Aksidenti i parë u regjistrua në autostradën Durrës-Tiranë, ku 5 automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga 45-vjeçari Hysen Balla është përplasur me një kamion dhe, për rrjedhojë, ai humbi jetën në vend. 3 automjete që ishin pas Ballës u përplasën dhe, për pasojë, u plagosën 5 persona. Ndërkohë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashamir Beca, i cili, teksa drejtonte automjetin e tij ‘Audi’, u përplas me një “Benz”. Beca ndërroi jetë në vend, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët mbetën të plagosur dhe u trasportuan në spital. Në aksin Pogradec-Korçë, kur dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën, mbetën dy të plagosur. Në total, në 1 muaj janë kanë humbur jetën nga aksidentet 9 persona.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme