Kronika 7 September 2026, 10:05 Nga VNA

Të shtëna me armë në Patisia, plagoset 55-vjeçari shqiptar, autorët e qëlluan teksa dilte nga banesa

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë në Patisia, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të së hënës në zonën e Patisias në Athinë, pasi dy persona që lëviznin me një motor e kanë qëlluar në momentin kur po dilte nga banesa e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga VNA, i plagosuri është Eduart Mullaj, 55 vjeç, me origjinë nga Delvina. Mediat greke nuk e kanë bërë publik deri tani emrin e tij, por ERT News dhe CNN Greece konfirmojnë se viktima është shqiptar dhe 55 vjeç. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themu Ninou, ku dy persona të panjohur, të cilët lëviznin me një motoçikletë, iu afruan 55-vjeçarit në momentin që ai po dilte nga banesa dhe hapën zjarr ndaj tij.

Viktima u qëllua në gjymtyrët e poshtme dhe u transportua me ambulancën e EKAB-it në spitalin “Gennimatas”. Sipas informacioneve të deritanishme, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë dhe jeta e tij nuk është në rrezik. 

Pas sulmit, dy autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja me motoçikletë. Policia mbërriti në zonë dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja dhe një plumb. 

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po hetohen edhe motivet e sulmit. Një nga pistat që po shqyrtohet është ajo e një konflikti të mundshëm të mëparshëm ose “larjes së hesapeve”, por deri tani nuk ka një motiv të konfirmuar zyrtarisht.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme