Kronika 6 September 2026, 10:08 Nga VNA

Luan Muça dhe të dyshuarit e tjerë dalin para Gjykatës së Vlorës, ja për çfarë akuzohen

Ndaje në Whatsapp
Luan Muça dhe të dyshuarit e tjerë dalin para Gjykatës

Pronari i “Delta Group”, Luan Muça, dhe të dyshuarit e tjerë do të dalin për masë sigurie para Gjykatës së Vlorës në orën 12:00. Muça dyshohet për gjobëvënie ndaj biznesmenit Vasil Bedinaj, së bashku me dy shoqëruesit e tij, vëllezërit Madrit dhe Klaudio Lleshaj. Para gjykatës do të dalë edhe Blerim Heta, si dhe shoqëruesi i Bedinajt, Angjelo Breshani, që qëlloi me armë.

Muça e kundërshton akuzën, pasi pretendon se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje prone në Palasë, ku po zhvillon investimin strategjik.

Video

Ushtria në Nepal arriti të nxirrte të gjallë një punëtor kinez, i cili mbijetoi dhjetë ditë brenda një tuneli të përmbytur. Kjo dalje nga nëntoka vjen mes një fatkeqësie të madhe natyrore, ku uji dhe balta kanë marrë jetën e mbi një mijë njerëzve. Mbijetuesi doli pa dëmtime të rënda nga vendngjarja, ndërsa qindra të tjerë mbeten ende të bllokuar nëpër galeri. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit lëvizin me helikopterë, familjarët e të zhdukurve presin lajme te dyert e ushtrisë me fotografi në duar. Shumë prej tyre tregojnë se kanë dëgjuar zërat e të afërmve që kërkonin ndihmë nga brenda nëntokës përpara se të humbisnin lidhjet.

Ermal Beqiri fiton tender nga qelia në Francë, Jonaid Myzyri e “qeras” me paratë e AKSHI-t.

Loja e ekzekutivit me vakumin ligjor: Si po tenton Toni Gogu të mbulojë nismën me rritje page 0.02% për gjyqtarë e prokurorë.

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore "Athens Flying Week", ku një avion ushtarak F-4 Phantom u rrëzua në Tanagra. Të dy pilotët e mjetit humbën jetën në vend, pasi nuk patën as kohën për të shtypur butonin e daljes emergjente. Pamjet e këtij festimi ajror u kthyen shpejt në zjarr e tym. Aksidenti i rëndë e detyroi ministrin e Mbrojtjes të lërë mënjanë fjalimet e panairit e të niset me vrap drejt Athinës. Hetuesit kanë nisur të gërmojnë nëpër mbetjet e djegura për të kuptuar pse mjeti ushtarak ra papritur nga qielli. Kështu, ajo që duhej të ishte një shfaqje madhështore fuqie përfundoi në një ditë të zezë zie për ushtrinë fqinje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme